Më në fundë Rusia tërhiqet, Ukraina mbrohet nga SHBA-të, Anglia dhe Turqia: “Financial Times” zbardh planin e paqes

Nga Financial Times

Ukraina dhe Rusia kanë bërë përparim të rëndësishëm në një plan 15-pikësh të paqes, duke përfshirë një armëpushim dhe tërheqje ruse, nëse Kievi deklaron neutralitet dhe pranon kufizime për forcat e armatosura, sipas burimeve nga tre persona të përfshirë në negociata.
Marrëveshja e propozuar, të cilën negociatorët ukrainas dhe rusë e diskutuan plotësisht për herë të parë të hënën, do të përfshinte heqjen dorë nga ambiciet e Kievit për t’u bashkuar me NATO-n dhe premtimin për të mos strehuar baza ushtarake të huaja ose armatime në këmbim të mbrojtjes nga aleatët si SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia, thanë burimet.

Natyra e garancive perëndimore për sigurinë e Ukrainës – dhe pranueshmëria e tyre për Moskën – mund të rezultojë ende si një pengesë e madhe për çdo marrëveshje, siç mund të ishte statusi i territoreve ukrainase të pushtuara nga Rusia në 2014. Një marrëveshje e vitit 1994 për heqjen e armëve bërthamore të Ukrinës dhe mbështeti sigurinë e vendit dështoi për të parandaluar agresionin rus kundër fqinjit të saj, raporton abcnews.al.

Edhe pse Moska dhe Kievi thanë të mërkurën se kishin bërë përparime në drejtim të një marrëveshjeje, zyrtarët ukrainas mbeten skeptikë, pasi sipas ty Presidenti rus Vladimir Putin nuk është plotësisht i përkushtuar ndaj paqes duke synuar në fakt blerjen e kohës dhe riorganizimin e ofensivës që ka ngecur këto ditë.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i tha Financial Times se çdo marrëveshje do të përfshinte “tërheqjen e trupave ruse nga territori ukrainas” i kapur që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt – përkatësisht rajonet jugore përgjatë detit Azov dhe Detit të Zi, si dhe territori në lindje dhe në veri të Kievit.

Ukraina do të mbajë forcat e saj të armatosura, por do të jetë e detyruar të qëndrojë jashtë aleancave ushtarake si NATO dhe mos lejojë vendosjen e mbazave të huaja në vend.

Sekretari i shtypit i Putinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve të mërkurën se neutraliteti për Ukrainën bazuar në statusin e Austrisë ose Suedisë ishte një mundësi.

“Ky opsion po diskutohet me të vërtetë tani dhe është një opsion që mund të konsiderohet”, tha Peskov.

Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, tha se “formulimet absolutisht specifike” ishin “afër arritjes së marrëveshjes” në negociata.

Pavarësisht përparimit në bisedimet e paqes, qytetet ukrainase u bombarduan për të tretën natë radhazi, ndërsa Kievi tha se po fillonte një kundërofensivë kundër pushtuesve rusë.
Në një fjalim virtual para anëtarëve të Kongresit të mërkurën, Zelensky iu lut SHBA-ve që të zbatojë një zonë “ndalim-fluturimi” ose të sigurojë avionë luftarakë ose mjete të tjera për të shmangur sulmin e Rusisë ndaj vendit të tij dhe të vendosë sanksione më të ashpra ekonomike ndaj Moskës.

Megjithëse kushtetuta e Ukrainës e detyron atë të kërkojë anëtarësimin në NATO, Zelensky dhe ndihmësit e tij kanë minimizuar gjithnjë e më shumë shanset e Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake transatlantike, një perspektivë që Rusia e sheh si një provokim.
“Tani nuk ka një sistem efektiv të sigurisë evropiane, i cili do të moderohet nga NATO. Sapo filloi një luftë serioze në Evropë, NATO u largua shpejt”, tha Podolyak.

“Ne propozojmë një “model ukrainas të garancive të sigurisë”, i cili nënkupton pjesëmarrjen e menjëhershme dhe të verifikuar ligjërisht të një numri vendesh garantuese në konflikt në anën e Ukrainës, nëse dikush përsëri cenon integritetin e saj territorial,” shtoi ai.
Zyrtari ukrainas tha se nuk ka nevojë të negociohet ndalimi i vendosjes së bazave të huaja në vend, pasi kjo është e përcaktuar me ligj dhe ligji e ndalon diçka të tillë, raporton abcnews.al.

Dy nga njerëzit thanë se marrëveshja e supozuar përfshinte gjithashtu dispozita për ruajtjen e të drejtave për gjuhën ruse në Ukrainë, ku ajo flitet gjerësisht edhe pse ukrainishtja është e vetmja gjuhë zyrtare. Rusia e ka cilësuar pushtimin e saj si një përpjekje për të mbrojtur rusishtfolësit në Ukrainë nga ajo që pretendon se është “gjenocid” nga “neo-nazistët”.
Podolyak tha se “çështjet humanitare, duke përfshirë çështjet gjuhësore, diskutohen vetëm përmes prizmit të interesave ekskluzive të Ukrainës”.

Problemi më i madh mbetet kërkesa e Rusisë që Ukraina të njohë aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe pavarësinë e dy shteteve separatiste në rajonin kufitar lindor të Donbasit.
Ukraina ka refuzuar deri më tani, por është e gatshme ta ndajë çështjen, tha Podolyak.

“Territoret e diskutueshme dhe të konfliktit [janë] në një rast të veçantë. Deri më tani, ne po flasim për një tërheqje të garantuar nga territoret që janë pushtuar që nga fillimi i operacionit ushtarak më 24 shkurt, kur filloi pushtimi rus, tha ai. /abcnews.al

You may also like...