Ngecin forcat ruse, nuk përparojnë asnjë metër dhe bie morali i ushtarëve

Ngecin forcat ruse, nuk përparojnë asnjë metër dhe bie morali i ushtarëve

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka deklaruar se avancimi rus në Ukrainë, praktikisht është ngrirë.

“Qartazi, nuk ishin të përgatitur për pozicionin ku kanë ngecur qe disa javë, praktikisht të ngrirë përreth vendit në disa lokacione, duke u përpjekur që të sigurojnë karburante dhe ta ushqejnë trupat e tyre, t’i furnizojnë me armë dhe municion. Janë ndeshur me rezistencë të vendosur ukrainase”, thuhet në deklaratën e një zyrtari të lartë të departamentit.

Lexo Edhe:
Sukseset e ushtrisë janë të vogla. Njëri prej sukseseve të fundit është pushtimi i qytetit lindor, Izuym.
Pentagoni beson që morali ka rënë shumë në njësitet ruse, si pasojë e lidershipit të dobët dhe mungesa e informatave, shkruan Gazeta Express.

Sipas zyrtarit, raporton BBC, forcat pushtuese kanë diskutuar për çështjet e rifurnizimit, një shenjë se janë të brengosur për jetëgjatësinë e tyre në këtë mision.

You may also like...