Reuters: Sulmi rus e afron Iuftën e Ukrainës pranë kufirit të NATO-s

Raketat ruse goditën një bazë të madhe ukrainase pranë kufirit me Poloninë anëtare të NATO-s, duke vrarë 35 persona dhe plagosur 134, tha një zyrtar lokal, në një përshkallëzim të luftës në perëndim të vendit pas luftimeve intensive, raporton Reuters.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se sulmi ajror kishte shkatërruar një sasi të madhe armësh të furnizuara nga shtetet e huaja që po ruheshin në objektin e madh të trajnimit dhe se kishte vrarë “deri në 180 mercenarë të huaj”.Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur viktimat e raportuara nga asnjëra palë.Sulmi në Qendrën Ndërkombëtare të Yavoriv për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë, një bazë stërvitore vetëm 15 milje (25 km) nga kufiri polak që më parë ka pritur instruktorë ushtarakë të NATO-s, e solli konfliktin në pragun e aleancës së mbrojtjes perëndimore.Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë kishte paralajmëruar të shtunën se karvanet e dërgesave të armëve perëndimore në Ukrainë mund të konsiderohen si objektiva legjitime.

You may also like...