Pamje nga momenti/ Ukrainasit zënë pritë dhe hedhin në erë tanket ruse me raketa të drejtuara me lazer (VIDEO)

Ky është momenti dramatik kur heronjtë ukrainas hodhën në erë tanket ruse duke përdorur raketa të drejtuara me lazer dhe Javelins. Pamjet e pabesueshme tregojnë një shpërthim masiv teksa një ushtar shmang të hidhet në erë. Një grup operatorësh ukrainas dëgjohen duke brohoritur në sfond. Videoja është marrë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës së bashku me një deklaratë ku thuhej se sistemet e armëve të përdorura ishin sistemet raketore antitank PTRK “Stugna-P”. Stugna-P është një sistem raketor antitank i gjeneratës së dytë, i drejtuar me lazer, i cili u zhvillua nga byroja e projektimit në Kiev, Luch. Zakonisht lëshojnë raketa të kalibrit 130 milimetra dhe mund të operohen me telekomandë nga një distancë deri në 50 metra.

You may also like...