Putini është gati për luftën e bërthamore, zbulohet lëvizja e fundit e tij

I dëshpëruar, Vladimir Putin ka zhvendosur familjen e tij në një ‘qytet të fshehtë nëntokësor’ dhe është ‘i vendosur të zhvillojë një stërvitje për evakuim bërthamor, pohojnë burime të brendshme pranë presidentit rus, të cituara nga mediat në Britaninë e Madhe.
Ato përmendin planin e Kremlinit për fundin e botës, ndërsa ripërtërijnë pretendimet se Putin vuan nga probleme të shumta dhe serioze mjekësore.

Po kështu, pohojnë se numri i rusëve të vrarë në Ukrainë është mjaft më i lartë nga sa deklaron Moska zyrtare, e madje mund të jetë edhe më i lartë se pretendimet e Kievit për 15 mijë viktima ruse në 23 ditë luftimesh.

Putini ‘shpesh e derdh zemërimin e tij mbi njerëzit që janë pranë tij”, thotë një nga burimet, i cili rrëfen se ka lidhje me persona në rrethin e ngushtë të Putinit.

Ai shton më tej se presidenti rus i tronditi gjeneralët e tij kur i kërkoi të merren me stërvitje bërthamore, pasi kjo shton ndjeshëm frikën se mund të jetë duke përgatitur vërtet një konflikt atomik.

Për këtë arsye, thuhet se e ka dërguar familjen e tij në një vend sekret, që nuk është thjesht një bunker, por një qytet i mirëfilltë nëntokësor, ku do të përpiqet t`i mbajë të sigurt nga një impakt i mundshëm nuklear.

Putini i ka kërcënuar më parë aleatët e NATO-s me ‘pasojat me te tmerrshme në histori”, nëse ndërhyjnë në konfliktin e Ukrainës dhe i vendosi forcat bërthamore të Rusisë në gatishmëri të lartë në fillim të këtij muaji.

You may also like...