Babai i saj e ka në dorë ‘pullën e kuqe bërthamore’: Çika e Shoigu vishet me ngjyrat e flamurit ukrainas

Vajza e Ministrit rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu, ka postuar një video të saj dhe vajzës së saj 6-muajshe, ku shihet e veshur me rroba që kanë ngjyrë të flamurit të Ukrainës , teksa ndaj saj u nis një kampanjë për shkak të pushtimit të Ukrainës, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.
Ksenia Shoigu, 31-vjeçare, nuk i ka dhënë mbështetje të fuqishme babait të saj në lidhje me luftën dhe deri më tani nuk ka postuar imazhe nga propaganda ruse, simbole ose video që qarkullojnë nga elita tjetër në rrjetet sociale.

Në vend të postimit të shkronjës ‘Z’ që është bërë simbol i propagandës së Kremlinit në mbështetje të ‘operacionit special ushtarak në Ukrainë, Ksenia postoi fotgrafi dhe video të saj dhe vajzës së saj, Milana, dhe është përmbajtur për tu adresuar direkt ndaj konfliktit.
Ajo postoi një fotografi të saj dhe vajzës Milana- të dyja duke veshur rroba me ngjyrë nga flamuri i Ukrainës- me përshkrimin: “Ne jemi 6-muajshe tani”, duke nënkuptuar moshën e vajzës së saj.

Por postimi u mbush me komente kundër luftës.

Një i tillë erdhi nga vendi që babai i saj po e pushton, që tha: “Nënat ukrainase po ju lusin që ju të ndalni luftën. Ju vetë jeni nënë! A nuk mund ta imagjinoni se çka ndjejnë nënat tona kur bombat dhe plumbat i vrasin fëmijët e tyre. Si mund të na e bëni këtë, pse?!”.

Në një tjetër mesazh urohej vdekja e babait të saj.

Kurse një tjetër tha se disa foshnja në Ukrainë nuk do t’i mbushin kurrë 6 muaj për shkak se babai juaj i dërgoi në varre./Periskopi

You may also like...