Rrënqethëse/ Nëna shpëtoi foshnjën me trupin e saj në Ukrainë: Po i jepja gji kur ndodhi

Fotoja që ushqen me gji vajzën e saj në shtratin e spitalit, me kokën e fa shuar dhe me shenjat e bomba rdimit në fytyrë, është kthyer tashmë në një nga simbolet e l uftës në Ukrainë.

27 vjeçarja e cila është protagonistja e fotos ka folur për herë të parë dhe tregon se çfarë ndodhi mëngjesin e 18 marsit në Kiev dhe si arriti të shpëtojë vajzën e saj një muajshe, duke e mbrojtur me trupin e saj.

Intervista është bërë nga Konstantin Golichenko dhe është publikuar në faqen e Instagramit të spitalit Ohmatdit, ku ajo dhe fëmija ndodhen të shtruar.

‘Unë jam 27 vjeç dhe Vittoria është gati një muaj e gjysëm’ shprehet ajo duke parë vajzën e saj.

“Natën mes 17 dhe 18 marsit, në Kiev pati bo mbardime të forta. Rusët kanë bom barduar prej ditësh, nuk mund të them se jemi mësuar, por sigurisht që ishim dorëzuar. Në mëngjes unë dhe Vittoria u zgjuam si gjithmonë. Për ta ushqyer me gji më pëlqen ta marr në shtrat dhe ta mbaj në gjoks, siç jam tani. Falë këtij pozicioni kur ata bombarduan, unë munda në një çast të përkulem mbi të duke i shpëtuar jetën. Po të mos kishte qenë në krahët e mi, të kishte qenë në krevatin e saj, mendoj se epilogu i kësaj historie do të kishte qenë ndryshe. As që mund të imagjinoj. Nuk mendova të thërras menjëherë ambulancën, por si reagim i parë ishte largimi nga banesa, doja ta çoja në një vend të sigurtë. Në atë moment nuk munda. Nuk e kuptova se ishte gjaku im, mendova se ishte i vajzës sime dhe vazhdova të bërtas’ shprehet 27 vjeçarja.

You may also like...