“Sëmundja po bie si shi, virusi po përhapet përmes ajrit”/ Eksperti i ushqimit hap alarmin: Mos hani as vezë e as mish pule

Gripi i pulave po shkakton një panik të gjërë tek popullata pasi rreziku sa vjen dhe rritet. I ftuar në Wake Up në Top Channel mëngjesin e sotëm, ishte eksperti i ushqimit, Abdyl Sinani, për të folur për situatën lidhur me gripin e pulave, pas ngordhjes masive të tyre.

“Virusi nuk përhapet vetëm nga pularitë, por nga shpendët që janë në ajër, ata e përhapin me shpejtësi të madhe. E kanë përhapur përmes ajrit, feçeve të tyre, dhe prandaj po infektohet i gjithë vendi.

Së bashku me AKU të gjithë pularitë që kanë një pjesë pulash që kanë ngordhur ku dhe një pjesë pulash janë therur dhe kanë kaluar në frigorifer. Duhet detyrimisht të futen në 4 gradë, se përndryshe nuk duhet të lejohen.

Vezët janë prodhuar, secili nga ju të çajë një vezë, dhe nëse lëngu i vezës është i ngjitur me të verdhën, pra nuk është i lëngshëm, atëherë kjo është në rregull kjo vezë, por në këtë situatë që jemi, me këtë sëmundje që është tani, asnjë vesh nuk do konsumohet. Në këtë rast duhet t’i lëmë vezët fare,” tha ai.

Po për vezët që kemi ngrënë deri tani?

“Njeriu me imunitetin e vet duhet ta mbulojë, prandaj ato që kemi ngrënë t’i ndalojmë, dhe të kini parasysh mishin nuk duhet ta prekni me dorë atë që del nga frigoriferët, ai nuk duhet të jetë me ngjyrë të hirtë, por ngjyrë të verdhë. Ai duhet të jetë i pangjitshëm. Merreni me doreza, e mos e bashkoni me ushqimet e tjera. Nëse e fusim prapë në frigorifer duhet rregulluar temperatura 4 gradë,” tha eksperti.

Shenjat që na tregojnë se jemi infektuar?
“Çdo njeri duhet të marrë vezën dhe e çan, nëse shikon që ajo rrjedh menjëherë, pra nuk është e ngjitur me të verdhën, ai menjëherë duhet ta ndalojë konsumin e kësaj veze. Nëse shikon pulën që është e zbutur, ka marrë ngjyrën e hirtë, prapë nuk duhet ta konsumojë. Por nëse e konstaton që është në rregull, detyrimisht nuk duhet ta mbajë në ambient, por në frigorifer me temperaturë 4 gradë. Nëse infektohemi, kemi lodhje shumë të fortë të organizmit, marrje mendsh, duhet të shkëputemi nga të tjerët dhe të shkojmë të bëjmë analizat. Duke qenë se pelikani ka ndodhur në Greqi, kjo do të thotë që sëmundja po bie si shi, se kjo është më e keqja përhapja mes ajrit,” tha Sinani.

You may also like...