Lajmi qe po i shkakton probleme në zemër Putini/ Amerikanët çlirojnë një pjesë të Kievit, që një muaj ishte nën pushtimin e Rusisë

Mediumi NEXTA ka publikuar një video, ku shihen disa vullnetarë amerikanë duke Iuftuar në një betejë në Kiev kundër forcave ruse.
Sipas raportimit, në këtë betejë është çliruar një fshat i këtij rajoni.
Fshati, raporton mediumi, ka qenë i pushtuar nga forcat ruse gati se një muaj.

Në videon e publikuar dëgjohet njëri prej vullnetarëve, duke komunikuar në gjuhën angleze. Ata shihen të veshur me rroba ushtarake që ngjajnë me ato të forcave ukrainase.

“Kjo është parajsë… kemi disa djem që janë qëlluar pak më parë… aty është njeriu im, komandanti im, që ka një stiker amerikan në krahun e tij. Shihni ndërtesat që po digjen… kemi raketa dhe kemi të gjitha gjërat ‘argëtuese’ për një ditë të bukur”, dëgjohet duket thënë vullnetari entuziast për betejën që po zhvillohej.

You may also like...