Publikohen pamjet/ Üshtarët rusë janë me Ukrainën do të lüftojnë kundër Putinit

U shtarët rusë të dorëzuar thuhet se kanë ndryshuar anë dhe tani po luf tojnë për Ukrainën kundër forcave të Vladimir Putinit.

Zyrtarët ukrainas thonë se një legjion i ri i Lirisë së Rusisë është formuar nga trupat e de moralizuara që u kthejnë shpinën pushtuesve rusë.

Kjo vjen mes raporteve për rënien e moralit midis ushtarëve që luf tojnë për luftën e Kremlinit – me disa që thuhet se refuzojnë urdhrat dhe madje rrëzojnë avionët e tyre, shkruan mirror.co.uk.

Mësohet se personeli i forcave të arm atosura ruse tashmë ka filluar stërvitjen për të lu ftuar përkrah shokëve të rinj.

Fotot supozohet se tregojnë se rusët stë rviten së bashku me shokët e tyre të rinj ukrainas. Dje Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha në kanalin e saj Telegram se komandantët kanë vizituar trupat ruse të kapura dhe të dorëzuar “në mënyrë që të përzgjedhin ata që dëshirojnë të shërbejnë”.

Në një postim vijues tha se “vullnetarët e parë” kishin filluar tashmë trajnimin shtesë individual.

You may also like...