SHBA e pret Kosovën në selinë e NATO-s, ambasadori jep detajet kjo eshte HISOTRlKE

Gjatë ditës së sotme, në selinë e NATO-s, Ambasadorja e SHBA-së Julianne Smith ka pritur në takim Ambasadorin – Përfaqësues i Republikës së Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj. Ka qenë Zemaj ai i cili përmes një postimi në facebook ka bërë të ditura detajet e takimit ambasadoren e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, takim ky i cili vjen në kohën kur po kërkohet përshpejtimi i Kosovës drejt NATO-s.
“Me kënaqësi dhe përshtypje të veçantë, të shkruaj sot për pritjen dhe takimin e frytshëm në Misionin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO nga Ambasadorja, znj. Julianne Smith. Pikërisht si gjithmonë, edhe sot u dëshmua përkushtimi i SHBA-ve për vendin tonë, ku edhe përkundër angazhimeve të mëdha në këtë periudhë të Ambasadores Smith, takimi i sotëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbështetjen e vendit tonë në NATO. Miqësia e veçantë mes popujve tanë, marrëdhëniet e mira historike në mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mundësitë për shtrirjen e partneritetit në fusha të ndryshme të mbrojtjes dhe sigurisë, paqja dhe stabiliteti në rajon si dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë ishin kryefjala e takimit të sotëm”, ka shkruar ndër tjerash Zemaj.

“Kosova është përjetësisht mirënjohëse SHBA-ve dhe Aleatëve, për lirinë, paqen dhe rrugën e shtetndrtimit tonë. Vendi ynë është partner i dëshmuar i orientimit euroatlantik, dhe besnik i vlerave perëndimore, i demokracisë dhe garantues i paqes në rajon dhe përtej”, shkruan ambasadori Zemaj.Por kush është Astrit Zemaj, ambasadori Përfaqësues i Republikës së Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n.Astrit Zemaj, është diplomat i karrierës me gradën diplomatike Ambasador. Ai është pjesë e MPJ-së që nga viti 2009, pjesëtar i Shërbimit të Jashtëm te Republikës së Kosovës. Funksionet dhe detyrat e ushtruara ndër vite në kuadër të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës. /botasot

You may also like...