‘Si nëpër filma’, shqiptarët ‘rrahen’ e bëhen ‘llom’ në aeroport

Pasditen e së shtunës ka ndodhur një përleshje mes shqiptarëve në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias, në Itali.

Ata u rrahën me njëri-tjetrin me grushte e shqelma.

Një nga dëshmitarët e shumtë në aeroport rrëfeu: “Një prej shqiptarëve përfundoi në tokë, ndërsa tjetri e kapi dhe vazhdoi ta godiste me grushte, ishte si një raund i MMA”.

Kanë qenë policët italianë që kanë ndërhyrë për të ndarë shqiptarët. Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur dhe raportohet se janë dërguar në spital.

You may also like...