Maturanti shqiptar i shkelqyer me mesatare 9.98, largohet nga vendi: Studimet do i ndjekë në Gjermani

Maturanti 18 vjeçar, Mario Popa, është nxënësi me rezultatet më të larta në të gjithë vendin për maturën shtetërore 2021-2022.

Në Shqipëri drita jeshile i është hapur në të gjitha degët që ka në preferencë, por ka vendosur të largohet në Gjermani për të studiuar dhe jetuar.

“Jam renditur gjithashtu i pari në të gjithë këto preferenca, ndër to edhe dega e mjekësisë së përgjithshme, megjithatë kam vendosur të studioj në Gjermani, në Universitetin më të vjetër,” – tregoi ai.

Falë rezultateve të larta Mario është fitues i dhjetëra medaljeve. “Normalisht që puna ime ka qenë e palodhur dhe sistematike. Kam marrë pjesë në shumë konkurse shkencore ku kam marrë dhe medalje,” – tha i riu.

Sot Mario ndjehet i emocionuar për largimin nga vendi dhe familja, por edhe i lumtur që ka fatin të realizojë ëndrrën e tij, ndonëse jashtë Shqipërie.

Si Mario janë të shumtë maturantët që zgjedhin të ikin nga Shqipëria. Për këtë vit 1/3 e maturantëve kanë zgjedhur opsionin për jashtë vendit në formularin A1. Ky numër ka ardhur në rritje vit pas viti.

You may also like...