Astrologu i njohur: Alienët kanë zbritur në Fier, ta fshijnë memorien me një dritë (Foto)

Shumë flitet dhe disktuohet për ekzistencën e alienëve, por gjithsesi shkenca ende nuk i ka dhënë një përgjigje kësaj teori.

Hipotezat hidhen nga më të ndryshmet dhe çdo objekt i çuditshëm që mund të shohim në qiell hidhen dyshime se mund të jenë jashtokësorë.
Mbi këto teori është pyetur dhe astrologu e numerologu i njohur nga Korça Jofiel Koço, i cili merret me teori konspirative dhe ka habitur me përgjigjen. Ai ka thënë se alienë ka kudo dhe gjatë viteve të fundit janë kapur dhe në Fier.

Sipas tij, askush nuk e vërteton dot prezencën e alienëve sepse ata ta shkatërrojnë me një dritë memorien e atij momenti kur t’i i shikon.

“Ne e dimë që ka alienë, por ne s’kemi parë alienë. Ka kudo alienë dhe janë ulur dhe në Shqipëri, disqe aliene që janë kapur në Fier gjatë viteve të fundit, apo që janë parë në qiell gjatë viteve të fundit.

Por, ata kanë një gjë, që kur ti të jesh dëshmitar, ata të bëjnë me një dritë, të bëjnë një “blackout” edhe ta fshijnë memorien për atë moment.

Alienët janë civilizime. Civilizime nga yjësi të tjera ka dhejanë disa rraca që operojnë.” tha Jofiel Koço.

SHARE

You may also like...