Ngjarjes tragjike:Shpërthen një minier qymyri në Turqi, ishin afro 110 minatorë që po punonin..VIDEO

Të paktën 40 persona mendohet të kenë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një minierë qymyri në veri të Turqisë. Në momentin e ngjarjes tragjike, ishin afro 110 minatorë që po punonin, shumica e tyre në një thellësi mbi 300 metrash nëntokë.
Autoritetet turke konfirmuan se 58 persona janë shpëtuar, ndërsa tashmë ekipet e shpëtimit vijojnë punën për të gjetur të tjerë të mbijetuar. Puna ka vijuar përgjatë gjithë natës, duke gërmuar gurët për të shpëtuar jetë.
“58 nga minatorët tanë mundën të dalin të palënduar nga aty. Mendojmë se 15 minatorë të tjerë kanë mbetur të bllokuar, po mundohemi t’i shpëtojmë”-tha Ministri i Brendshëm turk Soylu.
Një hetim ka nisur ndërkohë, për të kuptuar se çfarë e shkaktoi shpërthimin në minierë.
Ndërkohë në ambientet përreth minierës janë mledhur dhjetëra familjarë, gra, burra e fëmijë, të cilët presim me ankth të mësojmë mbi familjarët e tyre. Shumë nga ta, kanë marrë lajme të hidhura.

You may also like...