Cfar fshihet në Polin e Veriut, që kjo do ti shërbej njerzimit në një ditë të vështirë..VIDEO

Mes Polit të Veriut dhe Norvegjisë, ndodhet një arkipelag (grup me ishuj) i quajtur Svalbard. Në këtë vend të ftohtë, ku dielli nuk ‘lind’ për disa muaj përgjatë vitit, ndodhet një godinë e krijuar për t’i bërë ballë peshës së kohës dhe për t’i shërbyer njerëzimit në një ditë të vështirë.
Fjala është për kasafortën globale të farave. Struktura në fotot e mëposhtme mban në brendi të saj çdo lloj fare të të korrave, përfshi këtu të gjitha llojet e grurit, elbit, thekrës, patateve etj. Për shembull në kasafortë, ruhen mbi 100 mijë varietete të orizit.
Qëllimi i kasafortës është që të ruajë agrikulturat në rast të ndonjë katastrofe natyrore apo të tjera shkaqeve madhore. Kasaforta ndodhet në brendi të një mali. Arsyeja pse u zgjodh kjo zonë kaq e largët, janë kushtet atmosferike të cilat favorizojnë konservimin.

You may also like...